DRT takim informues në Korçë – Fokusi, ndryshimet në Paketën Fiskale 2019

Takimi informues i radhës i Drejtorisë Rajonale Tatimore u mbajt në Korçë ku u prezantuan ndryshimet e legjislacionit tatimor të Paketës Fiskale 2019.
Në takim morën pjesë rreth 52 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, të cilët përfaqësojnë edhe pjesën më të madhe të tatimpaguesve të këtij rajoni.
Përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe ekspertët referuan për pjesëmarrësit ndryshimet kryesore në legjislacionin tatimor që kanë të bëjnë kryesisht me Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Taksat Kombëtare.
Gjithashtu DPT tha se u vlerësua angazhimi profesional i Administratës Tatimore nga ana e përfaqësuesve të biznesit, për të informuar mbi çështje të veçanta ligjore që prekin zhvillimin e sipërmarrjes së tyre, për të cilat u bënë edhe propozimet përkatëse.
DPT dhe DRT Korçë thanë se të gjithë tatimpaguesit do të mund të marrin në çdo kohë dhe nëpërmjet të gjitha mënyrave të komunikimit asistencën e duhur, duke kuptuar në mënyrën e duhur ndryshimet ligjore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.