Tiranë, tatimet takim me bizneset në fushën e ndërtimit – Në fokus të diskutimeve, ligji i faljes dhe deklarimi i pagave të punonjësve

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, zhvilloi të premten një takim me përfaqësuesit e bizneseve në fushën e ndërtimit në kuadër të aksionit anti-informalitet.
Zbatimi i planit kundër informaliteti si dhe problematikat që duhet të merren në konsideratë nga përfaqësuesit e bizneseve ishin edhe dy çështjet kryesore për të cilët palët diskutuan në këtë takim.
Po ashtu, prioritet iu dha edhe diskutimeve lidhur me ligjin e faljes si dhe deklarimit të pagave reale të punonjësve nga ana e bizneseve.
Diskutimet u zhvendosën më pas te problematikat shqetësuese të bizneseve, kryesisht lidhur me kriteret që ndiqen për kontrollet tatimore si dhe thjeshtimin e procedurave tatimore.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.