“Duam rritje page!”- Arsimtarët në protestë: Reformat kanë dështuar
Arsimtarët kërkojnë nga qeveria rritje të pagës me 20 për qind, pagën e 13 si dhe përfshirjen e tyre në reformat e ndërmarra.
Në ditën ndërkombëtare për të drejtat në punë, Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë ka protestuar përpara Ministrisë së Arsimi për problemet më të cilat përballen mësuesit, duke i cilësuar reformat e ndërmarra si të dështuara.
Protesta e arsimtarëve ka nisur nga Muzeu Kombëtar, ku zhvillohej dhe panairi i punës. Ndërsa në një reagim zyrtar për protestën, Ministria e Arsimit thekson se ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat lidhur me buxhetin dhe kontratat kolektive, ndërsa bën me dije se rritja e pagës për arsimtarët do të reflektohet në datën 2 maj.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.