“Duhet rivaksinim periodik” – Një dozë e vetme nuk do të mjaftojë për shkak se antitrupat që luftojnë Covid nuk i rezistojnë kohës
Të gjithë po mbajmë frymën për një vaksinë anti-koronavirus; për ditën që të gjithë mund të rreshtohen, të marrin një dozë, dhe më pas më në fund t’i kthehemi jetës normale.
Por ka shumë probleme me këtë vizion; më kryesori: Të gjithëve do t’u duhet më shumë se një vaksinë.
Hulumtimi i deri më tanishëm sugjeron që antitrupat koronavirus shpërndahen pas disa javësh ose muajsh. Megjithëse sistemet tona imune kanë më shumë se një linjë mbrojtjeje, këto gjetje sugjerojnë se imuniteti ynë ndaj virusit – qoftë i gjeneruar si përgjigje ndaj një infeksioni ose si rezultat i një vaksine – mund të nevojitet më shumë se një dozë vaksinë për të dhënë rezultat.
Për shkak se efikasiteti i një vaksine varet nga aftësia e tij për të nxitur trupin për të gjeneruar antitrupa që mbrojnë nga infeksioni i ardhshëm, ka të ngjarë që njerëzit të kenë nevojë për dy doza të një vaksine koronavirus disa javë larg njëra-tjetrës për të qenë efektiv.
Disa ekspertë sugjerojnë se mund të kemi nevojë të vaksinohemi rregullisht.
“Nëse imuniteti rezulton i dobët,” tha ekologu infektiv Marm Kilpatrick për Business Insider, “do të duhet një plan vaksinimi dhe rivaksinimi në intervale periodike.”
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.