A duhet të paguani me monedhën lokale apo me atë vendit tuaj kur udhëtoni?
Nëse keni udhëtuar jashtë shtetit kohët e fundit, shpesh duhet të jeni hasur me pyetjen se cilën monedhë doni të paguni nëse po paguani me kartë krediti.
Ndërkohë, në një botë ideale nuk duhet të ketë dallim midis çmimeve. Por kjo është një mënyrë që tregtarët të fitojnë para nga ju e për ta bërë udhëtimin tuaj më të shtrenjtë.
Versioni i shkurtër është, paguani në monedhën vendase, pasi nëse paguni në monedhën tuaj do të tarifoheni me një normë të caktuar për të konvertuar në monedhën tuaj vendase, pasi ju paguani një përqindje për privilegjin.
Më poshtë do të gjeni 2 arsye pse është më mirë të paguani në monedhën vendase.
- Tarifa e konvertimit
Siç mund ta shihni nga imazhi i mësipërm, ju paguani një tarifë për të paguar në monedhën tuaj vendase. Kështu që ju do paguni më shumë pavarësisht asaj që po blini. Kjo është tërësisht e pakuptimtë ose le të themi më mirë tarifa që ju mbahet është “vjedhje”.
- Shkallë e dobët këmbimi
Përveç tarifës së konvertimit, ka të ngjarë që të merrni kursin më të keq të mundshëm të këmbimit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.