Durrësi e Korça me sportele informimi për tatimpaguesit – DPT: Së shpejti do të hapen edhe në bashkitë e tjera
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar hapjen e sporteleve të reja të informimit për tatimpaguesit pranë Baskisë së Durrësit dhe të Korçës.
Ata do t’iu ofrojnë tatimpaguesve asistencën e dedikuar si dhe informacione në lidhje me detyrimet tatimore, përgjegjësitë, mënyrën, afatet për deklarimin dhe pagesat për përmbushjen e tyre sa më korrekte.
Ndërkohë, ata mund të informohen gjithashtu edhe për ndryshimet e Paketës Fiskale 2019, përmes materialeve informuese sipas kategorive të ndryshme.
Sipas DPT, së shpejti pritet të hapen sportele edhe në bashkitë e tjera të vendit për t’iu ardhur në ndihmë tatimpaguesve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.