Dy ditë para Brexit zyrtar, Paundi humbet pikë. Çfarë ka ndodhur sot me kursin e këmbimit valutor?!

Kjo e enjte ka nisur relativisht e qëndrueshme sa i përket monedhave të huaja. Euro vazhdon edhe sot sikurse dje të blihet me 122 lekë dhe të shitet me 122.6 lekë.
Paundi britanik ka humbur 0.2 pikë ditën e sotme duke u blerë me 143.5 lekë dhe shitur me 144.5 lekë krahasuar me një ditë më parë, sipas tregut valutor vendas.
Ndërkaq Dollari amerikan shfaqet i pa luhatur sot pasi vazhdon të blihet me 110.7 lekë dhe shitet me 111.4 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane vazhdon të forcohet edhe sot pasi blihet me 113.2 lekë dhe shitet me 114 lekë, duke fituar sërish pikë krahasuar me dje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.