Dy shkencëtare fitojnë Nobel në Kimi për “mjetin që mund të rishkruajë jetën”
Çmimi Nobel për kimi i vitit 2020 u është dhënë dy grave shkencëtare për zbulimin e “gërshërëve gjenetike”, të përshkruar si një “mjet për rishkrimin e kodit të jetës”.
Çmimi i përbashkët shkoi për Emmanuelle Charpentier nga Njësia Max Planck për Shkencën e Patogjenëve në Berlin dhe Jennifer A. Doudna nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.
Teknika do të thotë që studiuesit mund të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave “me saktësi jashtëzakonisht të lartë”, tha komiteti Nobel.
Kjo ka “një ndikim revolucionar në shkencat e jetës, duke kontribuar në terapitë e reja të kancerit dhe mund ta bëjë ëndrrën e shërimit të sëmundjeve të trashëguara të vërtetë”, shtoi ajo.
Çmimi, i shpallur nga një panel në Akademinë Suedeze të Shkencave në Stokholm, vjen me një medalje të artë dhe një çmim prej 10 milion krona (950,000 €).
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.