Dyfishimi i rrugës Milot-Shkodër, rruga e re që lidh Vaqarrin me Kavajën dhe realizimi i bypass-it të Elbasanit! Fondi diskutohet në dy komisione
Komisioni parlamentar i Jashtëm dhe ai për Veprimtaritë Prodhuese do të shqyrtojë të mërkuren paradite marrëveshjen e kredisë së butë në vlerë 2.1 milion euro, që do të përdoret nga Ministria e Infrastrukturës për studimin e fizibilitetit për tre projekte të reja.
Me këtë fond, ministria planifikon të bëjë një studim për dyfishimin e rrugës nga Miloti në Shkodër; për ndërtimin e një rrugë që lidh direkt Vaqarrin me Kavajën dhe për realizimin e bypass-it të Elbasanit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.