E-Albania – Karçanaj: Nga janari 2018, bizneset do të kryejnë online dhjetëra pagesa tatimore
Prej janarit të vitit 2018 bizneset do të mund të kryejnë online dhjetëra pagesa tatimore, duke nisur që nga pagesat e tatim-fitimit, pagesat e tatimit të lojërave të fatit të biznesit, pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale, pagesa e taksave kombëtare.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shqipërisë, Mirlinda Karçanaj, në takim me bizneset e vendit, organizuar nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato.
“Nga ana tjetër, nisma e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për kryerjen online të deklaratave doganore po merr formë konkrete dhe shumë shpejt do të gjeni në portal një pjesë të këtyre shërbimeve, ndërkohë që po punojmë ngushtë me institucionin për të mundësuar në formë elektronike të 24 aplikimet për deklarata doganore”, tha Karçanaj.
Ndërkohë, ajo shtoi më tej se si një vlerë e shtuar e këtyre shërbimeve do të vijë edhe pajisja me nënshkrimin elektronik të agjentëve doganorë.
Për të krijuar mundësi të reja për uljen e kostove për qytetarët, biznese apo individë të thjeshtë, drejtuesja e AKSH-it u bëri thirrje bizneseve që të sjellin sugjerime konkrete në kudër të qendërzimit të shërbimeve TIK.
Prej tre vitesh dorëzimi i bilanceve përmbledhëse të bizneseve bëhet përmes portalit e-Albania.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.