E-albania, mbi 2 milionë vizita për Majin – Regjistrohen mbi 21 mijë përdorues të rinj
E-Albania ka publikuar të dhënat e fundit të muajit maj, në të cilin rezulton një rritje në numrit e përdoruesve të portalit.
Gjatë muajit maj në portalin qeveritar janë regjistruar pothuaj 2.5 milionë vizita.
Gjithashtu, sipas statistikave gjatë muajit Maj 2019, mbi 21 mijë përdorues të rinj janë regjistruar në portalin qeveritar.
Ndërkohë, certifikatat familjare vijojnë të kryesojnë listën si shërbimi më i përdorur i muajit, duke listuar më shumë se 121 mijë individë, ndjekur nga vërtetimi për pagimin e kontributeve me mbi 95 mijë individë dhe karta e shëndetit me mbi 45 mijë individë në muaj.
Për sa i përket të dhënave analitike, në vend të parë me numrin më të lartë vijon të mbetet shërbimi për aplikimin për pasaporta dhe kartë identiteti, me konkretisht 26340 përdorime në muaj.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.