E ardhmja e Europës/Macron propozon “Rilindjen e re Europiane”: Nga Schengen, te Policia Kufitare, Zyra Europiane e Azilit, Banka për Klimën e përgjysmimi i pesticideve
“Ka ardhur koha për një Rilindje të re Europiane”. Kështu shkruan presidenti francez Emmanuel Macron në një letër të hapur drejtuar qytetarëve europiane, në të cilën njofton një seri propozimesh konkrete për të ardhmen e kontinetit.
Para së gjithash, ai propozon një rishikim total të hapësirës Schengen për të rivendosur sigurinë duke përfshirë një Polici Kufitare të përbashkët dhe një Zyrë Europiane Azili, detyrime të rrepta kontrolli dhe solidaritet në të cilin secili shtet do të duhet të kontribuojë. Ndër të tjera propozohet krijimi i një Këshilli Sigurimi të BE-së me Mbretërinë e Bahskuar për të përgatitur vendimet e përbashkëta të Bashkimit Europian në fushën e mbrojtjes; një mburojë sociale për punëtorët dhe një pagë minimale europiane.
Letra që publikohet sot në gazetat e 28 vendeve anëtare të BE-së pak muaj nga zgjedhjet e parlamentit europian të 26 majit, ndahet në tre kapituj: Mbrojtja e lirisë, mbrojtja e kontinentit dhe rigjetja e shpirtit të progresit.
“Ilsole24ore” shkruan se “mes propozimeve që përmban letra është edhe ajo e krijimit të një Banke Europiane për klimën me objektivin për të financuar tranzicionin ekologjik në Europë.
Macron propozon një Forcë Sanitare Europiane për të forcuar kontrollet e ushqimeve. Për Presidentin, duhet që të përgjysmohet konsumi i pesticideve deri në vitin 2025 dhe është e nevojshme të bëhet një vlerësim shkencor i pavarur për substancat e rrezikshme në ambient.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.