E-Banking, shqiptarët të fundit në Europë – Vetëm 5% e përdorin internetin për transaksione financiare online!
Vetëm 5% e individëve që kanë llogari bankare e kanë përdorur “E-Banking” në Shqipëri gjatë vitit 2021. Të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistikave” të publikuara në formën e një ankete mbi “Aktivitetet në Internet”, tregojnë se kjo është përqindja më e ulët ndër të gjitha vendet e Europës. Mesatarja e Bashkimit Europian për individët të cilët e kanë përdorur këtë shërbim gjatë vitit 2021 është 58%. Shifrat tregojnë se krahasuar me vitet e tjera, kjo përqindje ka ardhur duke u rritur edhe pse në nivele fare të vogla. Që nga viti 2018-të kur “Eurostat” disponon të dhëna për Shqipërinë, përqindja e individëve që e përdorin internetin për të kryer transaksione financiare apo pagesa online, është rritur me 3 pikë përqindje. Gjatë vitit 2018-të dhe 2019-të përqindja e individëve që e përdornin “E-Banking” ishte 2%, për të arritur në 4% gjatë vitit 2020..…Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.