E-commerce, në fokusin e donatorëve – Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike, tryezë për zgjerimin e blerjeve online
Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA), organizoi me mbështetjen e USAID/IDG tryezën e rrumbullakët me temë “Zhvillimi i Tregtisë Elektronike në Shqipëri dhe nevoja për mbeshtetjen e Donatorëve”. Në këtë event ishin të ftuar të gjithë donatorët që ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri kryesisht në fushat e digjitalizimit, teknologjisë e informacionit, lehtësimit të barriave të tregtise, inovacionit dhe sidomos tregtisë elektronike.
Tryeza mblodhi përfaqësuesit e donatorëve më të rëndësishëm në vend si USAID/IDG, GIZ/ORF-FT, Delegacioni i BE, Banka Botërore, Helvetas, Risi Albania, Sëiss Contact, BERZH, UNDP si dhe partnerë seriozë si ABSL Albania, Dhoma e Tregtisë e Industrisë Tiranë (CCI), Shoqata Shqiptare e Informacionit dhe Teknologjisë (AITA) u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe koordinimit të mbështetjes për një sektor aq të rëndësishëm dhe premtues të ekonomisë shqiptare sic është tregtia online.
Shoqata Shqiptare e Tregtisë Online (AECA), permblodhi per te pranishmit Plan-Veprimin e saj, i cili përfshin 12 tematika të rëndësishme që duhet të jenë në fokusin e zhvillimit të kësaj industrie në të ardhmen e afërt dhe afatmesme. Këto prioritete kanë në fokus kryesisht: – rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e shoqatës, -krijimin e një strategjie kombëtare të përbashkët zhvillimi për tregtinë online, grumbullimin, analizimin dhe menaxhimin e të dhënave që kanë të bëjnë me shitjet online dhe industrinë e-commerce, – partneritetin dhe dialogun me institucionet publike, – lehtësimin dhe formalizimin e pagesave online, – rritjen e kapacitetit të kompanive dhe krijimi i eventeve të përbashkëta për tregtinë online.
Gjithashtu, drejtuesit e shoqatës AECA informuan në detaje pjesëmarrësit në lidhje trendet rajonale të zhvillimit të e-commerce, pa lënë mënjanë projektet konkrete dhe donatorët që ishin treguar mbështetës në fazën e parë të krijimit dhe konsolidimit të shoqatës.
Perfaqësuesit e donatorëve prezent në takim përgezuan shoqatën AECA për nismën e krijimit dhe konsolidimit si një zë i unifikuar për mbrojtjen e interesave të biznesit e-commerce në vend dhe shtyrjen përpara të politikave zhvilluese në këtë sektor. Mbështetja ishte e plotë nga ekspertët e Bankës Botërore dhe të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë asistenca e të cilëve shkon kryesisht në sektorin publik. Por më konkretisht një mbshtetje reale me projekte të prekshme dhe të gatshme erdhi nga GIZ, USAID, Risi Albania, Sëiss Contact dhe Ambasada Suedeze.
Perfaqesuesit e USAID u shprehën të gatshëm të mbështesin në vijimësi zhvillimin e Partneritetin Publik Privat mes shoqatës AECA dhe institucioneve publike që kanë impakt mbi tregtinë online. GIZ/ORF-FT Project garantoi vazdimesinë e mbështetjes në nivel lokal dhe rajonal të e-commerce si platformë, për cështjet e certifikimit të besimit (Trust Mark), lobimin dhe koordinimin e bashkëpunimit në nivel rajonal si dhe sensibilizimin e grupeve të interesit. Risi Albania do të vijojë mbështetjen në drejtim të krijimit të një produkti vlerësimi për sipërmarrjet në këtë fushë duke filluar që nga idenfikimi i mungesave e deri tek mjetet për të përmirësuar shitjet online.
Në këtë event të rëndësisshëm, Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA) hodhi edhe idenë e krijimit të një Komiteti të Këshillimit për Tregtinë Elektronke (E-TAC) i cili do të përbëhet nga përfaqësues të donatorëve dhe partnërëve të industrisë e-commerce në vend.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.