E fundit nga KQZ, digjet ekrani LED Wall ku do të tregohej progresi i numërimit (FOTO)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të ketë vështirësi nga ana teknike gjatë këtyre zgjedhjeve. Fillimisht gjatë ditës është vënë re një mangësi e raportimeve të Qendrave të Votimit në sistemin e Komisionit Qendror për pjesëmarrjen në zgjedhje.
Më pas KQZ-së i është dashur të përballet me rënien e shpeshtë të serverit për shkak të fluksit të madh të vizitave në portal.
Ndëkohë raportimet e fundit për SCAN, tregojnë se është djegur ekrani LED Wall i KQZ, ku supozohet të dilnin të dhënat e fundit të procesit të numërimit. Burimet në vendndodhje tregojnë për SCAN se janë vënë re shenja tymi dhe shkëndija pranë gjeneratorit që furnizon ekranin, ndërsa kanë rendur më pas pranë ekranit edhe një pjesë e stafit teknik.
Nuk dihet ende se si do të informohet publiku i gjerë për procesin e numërimit, pasi portali vijon të jetë i paarritshëm, ndërsa aplikacioni “Voto 2017” nuk ka nisur ende të tregojë progresin e kutive të numëruara. Brenda ambjenteve të KQZ mësohet se ka ekrane të tjerë për të ofruar këtë informacion.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.