E FUNDIT/ Rama prezanton Planin me 3 pika për mbrojtjen nga kriza energjitike!

Kryeministri Rama ka prezantuar Planin e Qeverisë për mbrojtjen nga kriza energjitike, i cili përmban 3 pika:
PLANI ME 3 PIKA
E para garantimi i furnizimit pa ndërprere me energji elektrike për të gjithë.
E dyta mbrojta e familjeve dhe bizneseve të vogla nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
E treta garantimi i fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike, ku për të mundësuar dy pikat e para të planit, do të ketë 100 milionë euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 milionë euro në fillim të vitit 2022.
“Stuhia e kësaj krize sipas ekspertëve ndërkombëtarë dhe nga gjykimi me disa qeveri mike me të cilat jemi konsultuar, parashikohet ta ketë kohëzgjatjen deri në fillim verën e ardhshme. Megjithatë Plani i ynë mbulon pikërisht këtë periudhë, ndërkohë që ne po përgatitemi edhe për një konsultim kombëtar me të gjithë ju ku do t’ju kërkojmë të na jepni opinionin tuaj mbi këtë çështje” tha Rama gjatë fjalës së tij.
SCAN
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/410385634005487
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.