E keni vendosur se do të lini punën?! 5 mënyra si t’ia komunikoni mesazhin eprorit tuaj në mënyrë efektive
Ka ardhur koha për të lënë punën tuaj. Janë dashur shumë biseda me njerëzit tuaj të afërm, njerëz që i admironi dhe profesionistë tjerë të fushës për të arritur në këtë vendim.
Mirëpo pjesa më e vështirë është ajo se si do t’ia komunikoni këtë mesazh drejtuesve tuaj, pa prishur marrëdhëniet me ta. Ndonjëherë kur i thua pronarëve se doni të largoheni ata mund të kundër-përgjigjen me një ofertë më të mirë për rritjen e pagës. Prandaj, nëse e keni ndarë tamam mendjen duhet që mesazhi që të përcillni të jetë i qartë dhe i prerë.
Më poshtë keni disa shembuj se si të formuloni një mesazh largimi:
1.Kam një mundësi tjetër pune: E kam shijuar shumë mundësinë për të punuar me ju, por më ka ardhur një tjetër mundësi të cilës nuk mund t’i them jo. Është pikërisht ajo çfarë kam kërkuar për hapin e radhës në karrierën time. Për momentin, nuk mendoj se kjo mundësi ekziston këtu, por do doja shumë të qëndronim në kontakt dhe të gjejmë mënyra për të bashkëpunuar sërish në të ardhmen
2.Kam dhënë gjithçka mundem: Po largohem, sepse i kam dhënë gjithçka që kam kësaj organizate dhe do të preferoja që më mirë të provoj një mundësi të re se sa të ofroj 150% këtu. E kam dashuruar këtë eksperiencë, por për mua është e qartë se të shkoj diku tjetër ka më shumë rëndësi për rritjen time si profesionist.
3. Kam arritur maksimumin nga potenciali im: Po largohem sepse për mua është e qartë se e kam maksimizuar potencialin tim në këtë detyrë dhe se më duhet një mundësi e re në mënyrë që ta dërgoj karrierën time në një nivel të ri. Nuk mendoj se ajo mundësi ndodhet këtu në këto momente. E kam shijuar shumë kohën e punës këtu dhe do të dëshiroja shumë të qëndronim në kontakt.
4. Dua të shkoj në nivelin tjetër: Faleminderit që më dhatë një mundësi fantastike për të mësuar dhe rritur, si dhe për të zgjeruar horizontet e mia në këtë organizatë. Gjithsesi, në këtë periudhë, në mënyrë që të arrij nivelin tjetër në karierrën time, ndryshimi është i nevojshëm. Do doja shumë të qëndronim në kontakt dhe teksa gjërat evoluojnë, jam i hapur për bashkëpunim në të ardhmen.
5.Më duhet një ndryshim në drejtim: Shumë faleminderit për mundësinë që më dhatë të rritem dhe të mësoj gjatë këtyre viteve. Në këtë moment është e qartë se për mua që të bëj sa më mirë detyrën time, ndryshimi i drejtimit është ajo për çfarë kam nevojë. E kam shijuar shumë punën për ju dhe do doja të qëndronim në kontakt në të ardhmen.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.