E Premtja e Zezë rezulton zhgënjyese – Blerjet në dyqane bien me 28% nga 2019-a. Edhe blerjet online, në rënie
Trafiku tek dyqanet me pakicë për të Premten e Zezë ra me 28.3% , krahasuar me nivelet e vitit 2019, ndërkohë që amerikanët kanë bërë më shumë shpenzime në rrjet dhe nisën të bëjnë Pazar më herët gjatë vitit. Sipas kompanisë së analitikës së dyqaneve me pakicë, Sensormatic, trafiku ka qenë 47.5% në rritje nga niveli i vitit 2020, ku shumë blerës qëndruan në shtëpi prej frikës së koronavirusit dhe shitësit kanë operuar me orë të reduktuara.
Ora e kulmit të pazarit në dyqane për të Premten e Zezë ishte 13:00- 15:00, e ngjashme me trendin e viteve të kaluara. Në rrjet, shitësit kanë gjeneruar 8.9 miliardë dollarë në shitje gjatë eventit, në rënie nga rekordi prej rreth 9 miliardë dollarë një vit më parë, sipas të dhënave nga Adobe Analytics. Kjo shënoi herën e parë të rënies së shitjeve nga një vit i mëparshëm, sipas Adobe, që analizon mbi 1 trilionë vizita në faqet e shitësve me pakicë.
Ditën e Falenderimeve, konsumatorët shpenzuan 5.1 miliardë dollarë në internet, shifër e pandryshuar nga viti i kaluar. Të dhënat ofrojnë akoma më shumë të dhëna se sezoni i pushimeve është zgjatur në kohë, pasi më shumë amerikan kanë nisur të bëjnë Pazar që në Tetor. Shitësit kanë zgjatur gjithashtu në kohë ofertat e tyre. Sipas një sondazhi nga Federata Kombëtare e Shitësve me Pakicë 61% e konsumatorëve kishin nisur të bënin blerje që përpara ditës së Falenderimeve. Adobe projekton shitje në rrjet gjatë të Hënës Kibernetike, që është dita më e madhe e blerjeve në rrjet për vitin, në 10.2– 11.3 miliardë dollarë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.