Digjitalizimi i shëndetësisë, Beqaj: Referimi Elektronik ul ndjeshëm ecejaket e qytetarëve

Një hap tjetër drejt digjitalizimit të shëndetësisë është edhe referimi online. Kjo do të ndikonte në përmirësimin e punë së mjekut, por edhe në uljen e ndjeshme të sorollatjeve të pacientëve.
Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se investimet e kryera, së bashku me ato që janë në zbatim e sipër dhe që pritet të fillojnë së shpejti për digjitalizimin në shëndetësi, arrijnë në total vlerën e 36 milionë euro. Sipas Ministrit Beqaj për çdo shqiptar janë shpenzuar 12 euro për këtë qëllim.
Edhe pse po tentohet për digjitalizimin e shëndetësisë kjo vazhdon të mbetet një sfidë e rëndësishme. Aktualisht receta elektronike nuk ka mundur që të shtrihet në të gjithë vendin për shkak të problemeve të ndryshme.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.