E vërteta rreth lëndëve plastike!

450 Vite, kjo është koha që do të duhet për një shishe plastike që të eliminohet plotësisht nga toka. Një shifër e frikshme apo jo, sidomos kur ballafaqohesh me faktet e mëposhtme:
– 12 Minuta: Është koha e përdorimit të një qeseje plastike përpara se të hidhet në koshin e plehrave
– 269,000 ton plastikë gjendet në oqeanet tona
– 1 milion zogj deti dhe 100,000 specie deti vdesin çdo vit për shkak të plastikës
– 300 milion ton plastikë prodhohet çdo vit në mbarë botën, krahasuar me vitin 1950 ku prodhoheshin vetëm 1.5 milion ton.
– 8.5 miliard pipëza plastike hidhen çdo vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
– Rreth 6 herë më shumë plastikë sesa mikrogjallesa gjenden në të gjitha oqeanet.
– Deri në vitin 2050 do të ketë më shumë plastikë sesa peshq në oqeane.
Derisa produktet plastike e bëjnë jetën tonë më të rehatshme. Jeta pa to është e paimagjinueshme për ne sot. Avantazhet që sjellin paketimet e shpejta, janë të shumta sa për të hequr dorë nga to. Por ja që asnjëherë, ose shumë rrallë mendojmë për pasojat e konsumit të plastikës.
Ju jeni çfarë hani: Plastikë në ushqimet tona
E keni menduar ndonjëherë se ushqimet që ne konsumojmë në disa raste kanë përbërje plastike, e cila bëhet nga nafta? Plastika nuk shpërbëhet plotësisht nga oqeanet, që do të thotë se ka disa mikroplastika të cilat qëndrojnë në ujë. Peshqit dhe krijesat e tjera shpesh i ngatërrojnë këto me mikrogjallesat duke i gëlltitur. Kur ne konsumojmë peshk, ne ushqehemi bashkë me përbërjet e plastikës.
Një tjetër shembull i shishes plastike: nëse mendoni se përdorimi i shëndetshëm mund të përdoret më shumë se një herë, gaboheni. Sa më shumë ta ripërdorni një shishe plastike, aq më shumë plastikë çlirohet në ujë. Mikro plastikat hyjnë në trupin tonë kur ne konsumojmë ujë.
Plastika: Toksike për Njeriun
Një numër studimesh tregojnë se sa e dëmshme është plastika për qeniet njerëzore. Bisphenol A, phthalate plasticizers, formaldehyde – të gjitha këto dhe kimikatet e tjera besohen se shkaktojnë kancer, fertilitet, alergji, dhe probleme të tjera shëndetësorë.
Mikroplastikat në jetën e përditshme.
Furça e dhëmbëve, kremrat e fytyrës, xhelet,: përmbajnë plastikë të fshehur në të gjitha këto produkte të bukura. Këto mikroplastika hidhen qëllimisht në produkte për t’i bërë dhëmbët tona të bardha, fytyrën të shkëlqyeshme, dhe lëkurën të shndritshme. Ja se si plastika futet në trupin tonë, gjithashtu në ujë, dhe më pas në oqean.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.