EasyJet kryeson Berlinin – Rrit prezencën në Gjermani, duke blerë operacionet e Air Berlin
EasyJet ka fuqizuar prezencën në Gjermani, duke rënë dakord të blejë pjesë të operacioneve të Air Berlin, duke hedhur dritë mbi drejtimin e aseteve të kompanisë ajrore që dështoi.
EasyJet deklaroi se do të marrë me qira thuajse 25 avionë airbus A320, do të blejë pista dhe ofrojë vende pune për stafin, duke e bërë lajmërimin menjëherë pas fluturimit të fundit të Air Berlin në aeroportin Tegel.
Blerja arrin në 40 milionë euro, por këtu nuk përfshihet ndonjë kosto transaksioni dhe për shkak se avionët e Air Berlin janë marrë me qira, këto do të financohen veçmas. Kompania gjermane deklaroi gjatë fundjavës se marrëveshja nënkupton se ka mbyllur me sukses të gjithë negociatat për shpërndarjen e aktiveve.
Kjo marrëveshje e bën EasyJet linjën kryesore në kryeqytetin e Gjermanisë. Për krahasim, Lufthansa, që ka marrë pjesën më të madhe të operacioneve, pritet të investojë rreth 1.5 miliardë euro në total.
Marrëveshja me EasyJet, subjekt i miratimit nga autoritetet rregullatore, mund të lehtësojë disa shqetësime në lidhje me blerjen nga Lufthansa, pasi i jep kësaj të fundit një konkurrent në tregun gjerman.
Air Berlin ka qenë rivali kryesor për itineraret brenda Gjermanisë. Air Berlin u themelua thuajse 40 vite më parë dhe ka patur një numër pasagjerësh prej 30 milionë në vit.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.