‘Easyjet’ nis sot fluturimet për dhe nga Shqipëria – AAC: Destinacionet e para janë Milano dhe Gjeneva
Autoriteti i Aviacionit Civil ka njoftuar sot nisjen e avionit të kompanisë prestigjioze botërore “easyJet” i cili sot ka prekur për herë të parë tokën shqiptare, duke çelur kështu linjën e re të operimeve të kësaj kompanie.
Destinacionet e para që do të realizohen nga kjo linjë janë pikërisht Milano, Itali dhe Gjenevë, Zvicër, vazhdon njoftimi.
Kompania e fluturimeve low-cost “easyJet”, me qendër në Londër, e cila në flotën e saj përbëhet nga mbi 200 avionë, operon mbi 600 destinacione në 133 aeroporte të botës dhe transporton mbi 55 milion pasagjerë në vit, bën me dije AAC.
Avioni i kompanisë prestigjioze botërore "easyJet" sot preku tokën shqiptare, duke çelur kështu linjën e re të operimeve të kësaj kompanie në destinacionet si Milano, Itali dhe Gjenevë, Zvicër.Kompania e fluturimeve low-cost "easyJet", me qendër në Londër, e cila në flotën e saj përbëhet nga mbi 200 avionë, operon mbi 600 destinacione në 133 aeroporte të botës dhe tansporton mbi 55 milion pasagjerë në vit.
Posted by Autoriteti Aviacionit Civil (AAC) on Thursday, November 28, 2019
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.