Ecuria e çmimeve në tregun me shumicë të Fruta-Perimeve në Shkodër (15 tetor)

Referuar të dhënave nga tregu me shumicë i Fruta–Perimeve në Shkodër gjatë kësaj variojnë si më poshtë.
Për sa i përket kategorisë së perimeve luhatjet në çmim kanë qenë të mëdha.
Produkte të tilla si domatja, qepa, hudhrat, bizelet, lakra, bishtaja dhe fasulja kanë shënuar një rritje në çmim.
Ndërkohë produkte të tjera si speci, ulliri, patatja, karota, lakra dhe pazia kanë pësuar një ulje në çmim.
Gjithashtu disa produkte në kategorinë e perimeve shënojnë po të njëjtin çmim si javën e shkuar e madje mund të themi se kanë disa kohë që një ruajnë një qëndrueshmëri në çmim.
Për sa i përket kategorisë së frutave, të vetmet produkte që kanë shënuar një ulje në çmim janë portokalli, kimca dhe fiku.
Ndërkohë në këtë kategori, produktet që variojnë me të njëjtin çmim janë ftoi, pjepri, arra, kumbulla dhe hurma.
E gjithë pjesa tjetër e produkteve në këtë kategori ka shënuar një ulje të konsiderueshme në çmim.
Ajo çka vihet re këtë javë në tregun e fruta-perimeve të Shkodrës është mungesa e brokolit, cili javën e shkuar shënonte 140 lekë/kg e këtë javë duket se kemi një mungesë të tij.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.