Ecuria javore e kursit të këmbimit – Çfarë ka ndodhur me valutat e huaja gjatë kësaj periudhe?!

Monedha europiane ka regjistruar luhatje shumë të lehta gjatë kësaj jave duke shfaqur qëndrueshmëri pas shumë kohësh. Euro është këmbyer ditën e premte me 126.34 lekë duke fituar pikë që nga dita e hënë sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Ndërkaq Paundi britanik ka shënuar një rritje prej dy pikësh që nga fillimi i kësaj jave duke e mbyllur në kuotën e 144.25 lekë në fund të saj.
Sa i përket Dollarit amerikan kjo javë ka ndjekur një kurbë zbritëse pasi ka humbur pikë që nga dita e hënë duke e mbyllur periudhën e 6-10 prillit në vlerën e 115.61 lekë.
Franga zvicerane vazhdon të qëndrojë valuta me e fortë e kursit të këmbimit pasi vazhdon të fitojë pikë edhe gjatë kësaj jave duke kapur nivelin e 119.72 lekë ditën e premte.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.