Ecuria javore e kursit të këmbimit – Java regjistron vlera të qëndrueshme dhe konstante për valutat e huaja

Monedha europiane është shfaqur e qëndrueshme gjatë kësaj jave me luhatje shumë të lehta të vlerës duke e mbyllur ditën e djeshme ne kuotën e 124.32 lekë.
Paundi britanik ka regjistruar një rënie të vlerës ditën e mërkurë për t’u rimëkëmbur sërish ditën e enjte teksa e ka mbyllur javën në nivelin e 142.43 lekë, sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë.
Dollari amerikan ndërkaq ka shënuar edhe ai një zbritje të vlerës ditën e mërkurë duke e rifituar sërish pikë ditët në vazhdim pasi e ka mbyllur javën në vlerën e 115.6 lekë.
Franga zvicerane mbetet edhe gjatë kësaj periudhe të 21-24 prillit valuta më stabël pasi pas disa lëvizjeve shumë të lehta të vlerës është këmbyer ditën e djeshme me 118.35 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.