Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Luhatje të forta të Paundit britanik ndërsa Euro qëndron konstant

Monedha europiane vazhdon edhe gjatë kësaj jave të qëndroj konstante duke mos pësuar luhatje të rëndësishme të vlerës teksa e ka nisur ditën e hënë në kuotën e 123.78 lekë dhe e ka mbyllur ditën e premte në kuotën e 123.68 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar lëvizje të forta gjatë periudhës së 7-11 dhjetorit duke fituar mbi 1 pikë gjatë ditës së martë dhe të mërkurë për të humbur më pas sërish mbi 2 pikë ditën e premte duke kapur nivelin e 134.78 lekë.
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në vlerën e 102.31 lekë për të vijuar më pas një kurbë relativisht konstante teksa është këmbyer ditën e djeshme me 102 lekë sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Franga zvicerane ka shënuar rritje të lehtë të kuotës gjatë mesit të javës për të pësuar më pas një zbritje gjatë ditës së premte duke kapur kështu nivelin e 114.81 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.