Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Luhatje të lehta tek valutat kryesore. Forcohet Paundi britanik

Monedha europiane është shfaqur e qëndrueshme gjatë kësaj jave duke e filluar ditën e hënë në kuotën e 123.71 lekë për ta mbyllur më pas ditën e djeshme në vlerën e 123.73 pikë me një diferencë të papërfillshme.
Ndërkaq edhe Dollari amerikan, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, nuk ka shënuar ndonjë luhatje të konsiderueshme të vlerës gjatë periudhës së 16-20 nëntorit duke u këmbyer ditën e premte me 104.4 lekë.
Paundi britanik është valuta e vetme qe ka regjistruar një rritje prej gati 1 pikë përgjatë kësaj jave duke u këmbyer ditën e hënë me 137.74 lekë ndërsa ka kapur në fund të kësaj jave nivelin e 138.46 lekë.
Franga zvicerane ka pësuar disa luhatje pozitive të vazhdueshme çdo ditë të kësaj jave deri ditën e enjte kur ka filluar të dobësohet jo ndjeshëm teksa është këmbyer dje me 114.45 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.