Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Luhatje të përgjithshme për valutat kryesore. Java mbyllet pozitivisht për Euron, Paundin dhe Frangën

Monedha europiane është karakterizuar nga luhatje të vazhdueshme të vlerës përgjatë kësaj jave duke u këmbyer në fund të saj me 123.95 lekë.
Dollari amerikan, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, ka ndjekur një linjë zbritëse përgjatë periudhës së 27-30 korrikut duke u kuotuar në fund të saj me 105.61 lekë.
Paundi britanik ka shënuar rritjen më të fortë të vlerës gjatë kësaj jave duke fituar mbi 1 pikë nga dita e hënë teksa ka kapur ditën e enjten nivelin e 137.31 lekë.
Franga zvicerane ndërkaq është forcuar me 0.47 pikë nga fillimi javës duke e mbyllur ditën e enjte në vlerën e 115.47 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.