Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Luhatje të vazhdueshme për të gjitha valutat kryesore

Monedha europiane e ka nisur javën në kuotën e 123.81 lekë për të ndjekur më pas një kurbë negative përgjatë tërë ditëve në vazhdim teksa e ka mbyllur dje në vlerën e 123.68 lekë, sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Ndërkaq Dollari amerikan pas një rritje të lehtë gjatë mesit të javës ka humbur sërish pikë ditën e enjte dhe të premte duke u këmbyer dje me 104.64 lekë.
Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar një rritje të vazhdueshme gjatë mesit të kësaj jave për të humbur më pas mbi 1 pikë ditën e premte teksa ka kapur nivelin e 137.96 lekë, një rënie prej gati 1 pikë nga dita e hënë.
Franga zvicerane ka shënuar luhatje të konsiderueshme të vlerës duke e nisur periudhën e 09-13 nëntorit në kuotën e 115.95 lekë për të rënë më pas ditën e djeshme në vlerën e 114.47 lekë, më një zbritje prej 114.47 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.