Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Paundi shfaqet i paqëndrueshëm ndërsa dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan

Kjo javë ka regjistruar luhatje të lehta dhe të vazhdueshme për monedhën europiane e cila pas një rënie të vlerës gjatë tre ditëve të para të kësaj jave ka rikuperuar ditën e enjte dhe të premte për të këmbyer në fund me 123.47 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan është valuta që ka shënuar rënien më të fortë ndër valutat kryesore duke humbur nga dita e hënë në të premte rreth 1 pikë teksa ka kapur dje nivelin e 101.58 lekë.
Paundi britanik pas një korbë pozitive gjatë fillimit të javës duke fituar mbi 1 pikë ka pësuar sërish rënie ditën e djeshme teksa ka rënë në kuotën e 138.77 lekë por sërish më një rritje në raport me ditën e hënë.
Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë edhe Franga zvicerane pas një zbritje shumë të lehtë të vlerës gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte ka regjistruar një rritje ditën e premte duke u këmbyer me 114.86 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.