Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Rënie drastike për Dollarin amerikan ndërsa Euro nuk luhatet

Monedha europiane vijon edhe gjatë periudhës së 02-06 nëntorit të mos regjistrojë luhatje të vlerës duke e mbyllur ditën e premte në kuotën e 123.82 lekë sikurse relativisht çdo ditë të javës.
Dollari amerikan ndërkaq është valuta që ka pësuar rënie më të fortë duke humbur 2 pikë nga dita e hënë teksa është këmbyer dje me 104.47 lekë ndërsa e ka filluar javën në vlerën e 106.45 lekë.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Paundi britanik sikurse edhe Euro nuk ka shënuar ndonjë lëvizje të rëndësishme të vlerës duke e nisur në datë 2 nëntor në vlerën e 137.5 lekë për ta mbyllur të premten në nivelin e 137.3 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu pasi disa luhatje shumë të vogla të vlerës përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur ditën e djeshme në kuotën e 115.99 lekë me një diferencë gati të pa konsiderueshme me ditën e hënë kur është këmbyer me 116.01 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.