Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Rënie drastike për Paundin dhe Dollarin ndërsa Euro nuk luhatet

Kjo javë nuk ka shënuar lëvizje të forta të vlerës për monedhën europiane e cila e ka nisur ditën e hënë në vlerën e 123.81 lekë për tu këmbyer ditën e premte me 123.84 lekë pa ndonjë diferencë të rëndësishme.
Ndërkaq Paundi britanik ka pësuar një rënie drastike nga fillimi i javës deri ditën e djeshme duke humbur mbi 1 pikë teksa ka kapur dje nivelin e 137 lekë, sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar një zbritje të fortë të vlerës pasi e ka nisur javën në kuotën e 103.51 lekë duke humbur më pas mbi 1.5 pikë deri ditën e premte kur është këmbyer me 101.89 lekë.
Franga zvicerane ndërkaq nuk ka pasur luhatje të rëndësishme të vlerës duke ndjekur një linjë konstantë përgjatë periudhës së 30 nëntor – 04 dhjetorit, teksa është këmbyer ditën e djeshme me 114.37 lekë më një rritje të lehtë nga dita e hënë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.