Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Rikuperon ndjeshëm Paundi ndërsa Euro dhe Dollari humbasin pikë

Kjo ja vë ka shënuar një dobësim të vazhdueshëm të monedhës europiane e cila e ka nisur ditën e hënë në kuotën e 123.46 lekë për të kapur ditën e enjte nivelin e 122.92 lekë.
Edhe Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës përgjatë kësaj jave duke humbur mbi 0.5 pikë që nga fillimi i periudhës së 21-24 dhjetorit teksa është këmbyer në fund të saj me 100.81 lekë, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Ndërkaq Paundi britanik pas një dobësimi të fortë në javën paraardhëse ka rikuperuar ndjeshëm këtë javë duke fituar 2.69 pikë të rëndësishme teksa është këmbyer ditën e enjte me 137.14 lekë.
Franga zvicerane ka pësuar rënie të kuotës gjatë periudhës së 21-24 dhjetorit duke u blerë ditën e hënë me 114.14 lekë ndërsa me 24 dhjetor ka kapur nivelin e 113.46 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.