Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Si ka qenë kjo javë për Euron, Paundin, Frangën dhe Dollarin?!

Pas një periudhe shumë të paqëndrueshme të karakterizuar nga luhatje drastike të vazhdueshme si pasojë e pandemisë në tregjet globale, kjo javë ka qenë relativisht konstante për të gjitha valutat e huaja.
Monedha europiane ka regjistruar vlera të qëndrueshme për gjatë tërë kësaj jave duke pësuar luhatje shumë të lehta teksa e ka mbyllur dje në kuotën e 125.27 lekë.
Paundi britanik ndërkaq edhe pse ka ndjekur një linjë zbritëse gjatë kësaj jave nuk ka pësuar luhatje të mëdha sikurse ka bërë në javët e mëparshme duke u këmbyer ditën e premte me 143.80 lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Dollari amerikan ndërkaq ka qenë konstant gjatë periudhës së 14-17 prillit duke pësuar një rënie të lehtë ditën e martë dhe më pas duke rikapur nivelin e 115.74 lekë sikurse edhe në fillim të javës.
Franga zvicerane vazhdon të mbetet valuta më e qëndrueshme e kursit të këmbimit pasi edhe gjatë kësaj jave nuk ka shënuar lëvizje të rëndësishme të vlerës teksa e ka mbyllur javën në kuotën e 119.12 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.