Ecuria javore e kursit të këmbimit / Valutat e huaja shfaqin qëndrueshmëri ndaj Lekut. Rritet lehtë Paundi Britanik

Kjo javë është mbyllur me një qëndrueshmëri të valutave të huaja kundrejt monedhës vendase. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë monedha Europiane ka pësuar lëvizje shumë të lehta duke e mbyllur javën sërish në vlerën e 123 lekëve.
Të njëjtën ecuri ka pasur dhe Dollari Amerikan i cili është fiksuar në kuotën e 110 lekëve.
Ndërkaq Franga Zvicerane gjatë kësaj jave ka mbetur në vlerën e 108 lekëve.
Ndërsa monedha Britanike ka shënuar një rritje të lehte, referuar të dhënave të BSH-së, duke e nisur javën në vlerën e 142.97 lekëve, ndërsa e ka mbyllur në kuotën e 143.5 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.