Ecuria javore e kursit të këmbimit/ Valutat kryesore nuk regjistrojnë luhatje të forta të vlerës
Monedha europiane ka pasur një javë të qëndrueshme duke mos regjistruar luhatje të rëndësishme të vlerës teksa e ka nisur ditën e hënë në kuotën e 123.38 lekë për ta mbyllur më pas ditën e djeshme në vlerën e 123.23 lekë.
Paundi britanik ndërkaq ka ndjekur një kurbë pozitive përgjatë tërë periudhës së 8-12 marsit duke shënuar një rritje të lehtë çdo ditë të kësaj jave teksa është këmbyer ditën e premte me 143.92 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu nuk ka pësuar luhatje të forta të vlerës kundrejt monedhës vendase por ndryshe nga monedha britanike ka ndjekur një linjë negative gjatë kësaj jave teksa ka kapur dje vlerën e 103.33 lekë.
Franga zvicerane është këmbyer ditën e hënë me 111.29 lekë duke humbur më pas rreth 0.3 pikë teksa ka kapur ditën e premte nivelin e 111.05 lekë referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.