Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – Çfarë ka ndodhur gjatë kësaj jave me Euron, Paundin, Frangën dhe Dollarin?!

Gjatë periudhës së 13-17 janarit monedha europiane ka ndjekur një linjë progresive të vlerës duke e mbyllur javën në kuotën e 122.14 lekëve.
Ndërkaq Dollari amerikan ka pësuar një rënie të vlerës në fillim të kësaj jave duke u ngjitur më pas në vlerën e 109.83 lekëve në fund të saj.
Paundi britanik pas disa luhatjeve të lehta gjatë ditës së hënë dhe të martë, ka fituar mbi 1 pikë ditën e djeshme duke u këmbyer me 143.31 lekë.
Franga zvicerane vazhdon të qendrojë e fortë në tregun valutior duke arritur në nivelin e 113.71 lekëve ditën e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.