Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – Çfarë ka ndodhur me Euron, Paundin, Frangën dhe Dollarin?!

Gjatë kësaj jave monedha europiane ka ndjekur një trajektore rritëse duke e mbyllur në fund të saj në kuotën e 122.05 lekëve, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Ndërkaq Paundi britanik e ka nisur këtë javë në nivelin e 143.86 lekëve duke regjistruar një rritje rekord brenda një periudhe 5 ditore prej gati 3 pikësh, pasi është këmbyer dje me 146.54 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu ka pasur rritje të vazhdueshme gjatë periudhës së 10-14 shkurtit, duke fituar më shumë se një pikë dhe u kuotuar në fund të kësaj jave me 112.54 lekë.
Franga zvicerane vazhdon të qëndrojë e fortë në raport me lekun, duke fituar edhe këtë javë pikë kundrejt tij teksa është këmbyer në fund të saj me 114.71 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.