Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – Dobësohen Euro dhe Dollari. Paundi shënon rritje
Kjo javë ka regjistruar një dobësim të monedhës së Eurozonës duke e parë atë të këmbehet në fund të saj me 121.48 lekë, referuar të dhënave të bankës së Shqipërisë.
Ndërkaq edhe Dollari Amerikan ka shënuar një rënie të vazhdueshme për gjatë tërë periudhës së 09-13 shtatorit, duke zbritur në nivelin e 109.43 lekëve.
Sa i përket Paundit Britanik ndryshe nga valutat e tjera ka pasur një rritje të lehtë për gjatë tërë kësaj jave, duke u vlerësuar në fund të saj me 136.42 lekë.
Franga Zvicerane edhe pse vazhdon të qëndroje e fortë ka pësuar një zbritje të vlerës duke kapur nivelin e 110.85 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.