Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor/ Dobësohet ndjeshëm Dollari amerikan ndërsa Euro dhe Paundi nuk luhaten

Monedha europiane ka ‘përjetuar’ një javë relativisht të qetë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës teksa është këmbyer ditën e ndjeshme me 123.59 lekë pa ndonjë diferencë të rëndësishme me ditën e hënë kur blihej me 123.53 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan është valuta e vetme që ka regjistruar një rënie të ndjeshme të kuotës me mbi 0.5 pikë që nga dita e hënë duke u blerë ditën e premte me 102.13 lekë ndërsa është blerë në fillim të javës me 102.72 lekë.
Paundi britanik pas një fillimi të qëndrueshëm të periudhës së 8-12 shkurtit ka shënuar një rritje gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte për të rënë sërish më pas në nivelin e 140.91 lekë me një diferencë pozitive të lehtë në raport më ditën e hënë.
Franga zvicerane ka ndjekur një kurbë rritëse përgjatë tërë kësaj jave duke fituar pikë çdo ditë teksa e ka mbyllur ditën e djeshme në kuotën e 114.55 lekë me një rritje prej gati 0.5 pikë që nga fillimi javës.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.