Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – E Shtunë, 02 Nëntor 2019

Gjatë kësaj jave Euro ka pësuar luhatje shumë të lehta të vlerës duke e mbyllur periudhën e 28 tetor – 01 nëntorit, në kuotën e 123.19 lekëve.
Ndërkaq Paundi Britanik ka ndjekur një linjë progresive që nga fillimi javës duke u ngjitur në fund të saj në nivelin e 143.17 lekëve, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Dollari Amerikan nga ana tjetër ka regjistruar rënie të vazhdueshme të vlerës përgjatë tërë kësaj jave duke arritur në fund të saj në kuotën e 110.59 lekë.
Franga Zvicerane ka qëndruar relativisht stabël pasi ka regjistruar lëkundje të lehta të vlerës duke e mbyllur këtë javë pozitivisht me 112.02 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.