Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – E Shtunë, 07 Dhjetor 2019

Referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha e Eurozonës nuk ka pësuar luhatje të rëndësishme duke e mbyllur javën në vlerën e 122.57 lekëve.
Ndërkaq Dollari amerikan ka pësuar një rënie të vazhdueshme përgjatë tërë periudhës së 02-06 dhjetorit duke u kutouar në fund të saj me 110.44 lekë.
Paundi britanik ka ndjekur një linjë rritëse përgjatë tërë kësaj jave duke kapur ditën e djeshme kuotën e 145.05 lekëve.
Franga zvicerane është rritur vazhdimisht gjatë kësaj jave duke u këmbyer në fund të saj me 111.83 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.