Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – E Shtunë, 11 Janar 2020

Gjatë periudhës së 06-10 janarit monedha europiane ka ndjekur një linjë të lehtë progresive duke e mbyllur ditën e djeshme në kuotën e 122 lekëve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, Dollari amerikan ka qene i paqëndrueshëm gjatë kësaj jave duke pësuar luhatje të ndjeshme rritëse dhe zbritëse duke u këmbyer në fund të saj me 109.97 lekë.
Paundi britanik ndërkaq pas një rritje të konsiderueshme ditën e mërkurë në vlerën e 144.13 lekëve ka zbritur sërish të premten në nivelin e 143.63 lekëve.
Edhe Franga zvicerane ka regjistruar vlerën e saj më të lartë prej 113.01 lekësh në mes javë por më pas ka pësuar një zbritje në fund të saj duke u këmbyer në fundjavë me 112.81 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.