Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – E Shtunë, 23 Nëntor 2019

Gjatë kësaj jave monedha e Eurozonës nuk ka regjistruar luhatje të rëndësishme të vlerës duke qëndruar konstante në vlerën e 122.57 lekëve edhe në fund të saj.
Paundi britanik ndërkaq, ka shënuar lëvizje të vazhdueshme përgjatë tërë periudhës së 17-22 nëntorit, duke e mbyllur në kuotën e 142.65 lekëve ditën e djeshme.
Dollari amerikan, është shoqëruar nga një rënie konstante përgjatë tërë kësaj jave duke pësuar një rritje vetëm ditën e premte, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në nivelin e 110.85 lekëve.
Franga zvicerane ka përjetuar një javë zbritëse në vazhdim duke e mbyllur ditën e djeshme në kuotën e 111.53 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.