Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – E Shtunë, 30 Nëntor 2019

Kjo javë ka qenë relativisht e qëndrueshme për monedhën e Eurozonës e cila është kuotuar në fund të saj me 122.52 lekë pa shumë ndryshime më ditët e tjera.
Ndërkaq Dollari amerikan edhe pse nuk ka shënuar ndryshime të ndjeshme të vlerës e ka mbyllur këtë javë në rritje në nivelin e 111.34 lekëve, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Ndërsa Paundi britanik ka pësuar një rënie gjatë mesit të javës duke u ngjitur më pas sërish në vlerën e 143.39 lekëve në fund të saj.
Franga zvicerane e ka mbyllur periudhën e 25-29 nëntorit në kuotën e 111.56 lekëve duke mos regjistruar ndryshime të rëndësishme të vlerës gjatë kësaj jave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.