Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – Euro dhe Dollari në vlera të qëndrueshme. Si ka ndikuar Brexit tek Paundi?!

Kjo javë ka regjistruar luhatje të vazhdueshme tek valutat e huaja por pa shumë ndryshime drastike në vlerën e monedhës europiane e cila pas një rritje të vogël gjatë mesit të javës e mbyllur atë në kuotën e 122.13 lekëve, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Të njëjtën ecuri ka shënuar dhe Dollari amerikan i cili është këmbyer ditën e premte 110.71 lekë sikurse në fillim të javës pas disa luhatjeve të lehta pozitive gjatë ditëve në vazhdim, duke e mbyllur kështu javën në rënie.
Ndërkaq kjo javë ka qenë e rëndësishme për Paundin britanik i cili i ndikuar nga largimi zyrtar i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, e ka mbyllur javën në rritje duke kapur nivelin e 145.10 lekëve ditën e djeshme kur edhe u përmbyll procesi final i Brexit.
Franga zvicerane vazhdon të qëndroj një valutat më të forta të tregut valutor vendas duke u këmbyer ditën e premte me 114.28 lekë sikurse edhe në fillim të javës dhe ruajtur kështu vlera pozitive dhe rritëse në vazhdueshmëri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.