Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – Java mbyllet negativisht për monedhën vendase. Forcohen Paundi dhe Dollari!

Gjatë kësaj jave monedha europiane ka ndjekur një linjë gradualisht zbritëse duke u këmbyer në fund të kësaj jave me 121.94 lekë, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Ndërkaq Paundi britanik ka ndjekur një rritje progresive përgjatë tërë kësaj jave duke e mbyllur ditën e djeshme në kuotën e 144.66 lekëve.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar luhatje të vazhdueshme rritëse të vlerës përgjatë tërë kësaj periudhë duke e mbyllur ditën e premte në kuotën e 110.42 lekëve.
Franga zvicerane vazhdon të qëndrojë në pozicion pozitiv duke u këmbyer edhe për këtë javë në nivelin e 113.76 lekëve, duke fituar sërish pikë në raport më javën e kaluar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.