Ecuria javore e tregut valutor / Euro dhe Paundi ulje drastike. Zhvlerësohet Dollari Amerikan
Kjo javë është karakterizuar nga një rënie drastike e valutave kryesore kundrejt lekut. Sipas Bankës së Shqipërisë monedha e Eurozonës e ka mbyllur javën në kuotën minimale prej 122.3 lekësh.
Ndërkaq i përket Paundi Britanik i cili ka humbur ndjeshëm pikë krahasuar me javën që shkoi, ka arritur në vlerën e 138.6 lekëve.
Edhe Dollari Amerikan ka shfaqur paqëndrueshmëri duke u arritur në nivelin e 109.3 lekëve në fund të kësaj jave.
Për sa i përket Frangës Zvicerane ka pasur disa luhatje por ë ka mbyllur këtë periudhë javore më një vlerë konstante prej 109 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.