Ecuria javore e tregut valutor/ Monedhat e huaja e mbyllin javën në rritje. Zhvlerësohet Leku

Kjo javë është mbyllur pozitive për të gjitha valutat e huaja të cilat kanë shënuar rritje të ndjeshme. Monedha e Eurozonës ka fituar pikë përgjatë tërë periudhës së 24-28 qershorit duke arritur në vlerën e 122.65 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan është forcuar duke kapur nivelin e 107.69 lekëve në fund të javës, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Edhe Paundi Britanik ka kaluar një javë pozitive duke u rritur në kuotën e 136.52 lekëve dhe shënuar ngjitje të lehtë por të vazhdueshme të vlerës së tij.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.