Ecuria javore e tregut valutor/ Valutat e huaja e mbyllin javën në rënie. Forcohet monedha vendase

Kjo javë ka regjistruar luhatje të ndjeshme për të gjitha valutat e huaja kundrejt monedhës vendase. Euro e ka mbyllur javën në kuotën e 121.7 lekëve duke humbur sërish pikë, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Ndërkaq Paundi Britanik pas një rritjeje të lehtë ditën e djeshme ka rënë përsëri në vlerën e 136.32 lekëve duke u dobësuar kundrejt Lekut.
Dollari Amerikan ka shënuar gjithashtu vlera në rënie gjatë tërë periudhës së 17-21 qershorit duke kapur nivelin e 107.72 lekëve.
Franga Zvicerane është forcuar ndjeshëm duke kapur vlerën e 109.64 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.